Elbasani do të mirëpresë Democracy Week 2026, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me PVN Albania

Bashkia Elbasan dhe PVN Albania nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për organizimin e Democracy Week 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme kushtuar dialogut publik, transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, e cila këtë vit do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit.

Democracy Week 2026 do të sjellë një javë të dedikuar debateve publike, shkëmbimit të ideve të reja, transparencës institucionale dhe përfshirjes reale të qytetarëve, me fokus të veçantë tek të rinjtë. Aktivitetet do të realizohen në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me partnerë ndërkombëtarë.

Me këtë rast, Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, u shpreh se:

“Democracy Week 2026 është një mundësi e jashtëzakonshme për ta kthyer Elbasanin në një qendër të dialogut demokratik. Përfshirja e të rinjve, transparenca dhe bashkëpunimi me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë janë thelbësore për ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse.”

Bashkia Elbasan vlerëson bashkëpunimin me PVN Albania dhe angazhimin e tyre për fuqizimin e demokracisë pjesëmarrëse, duke synuar që Democracy Week 2026 të shërbejë si një platformë reale për dialog, ide dhe vendimmarrje më të hapur për qytetarët.