Elbasan/ Procedohet për dhunë në familje një 59-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa ndaj autorit po ndiqen procedurat ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.