Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin F. T., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.