Aksident i trefishtë në aksin Cërrik–Elbasan, tre persona të plagosur

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin Cërrik–Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, automjetet drejtoheshin nga shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet e drejtuara prej K. H. dhe E. E.
Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.