Në moshë ende të re, ky djalë që shikoni në foto u shua dot. Ai nuk ia doli dot. Aksidenti tragjik në të cilin u përfshi katër ditë më parë në rrugën Peqin–Elbasan. Një aksident ku mbeti e plagosur dhe një vajzë në makinën me të cilën u përplasën mes tyre.
Mareglent Asllani, vdiq në moshën 43 vjeçare në spital. Mjekët thanë se të riut i ndali edhe zemra, pasi prej 6 janarit ishte në gjendje kritike klinike.
Mario, siç e thërrisnin shoqëria e të afërm, këtë të mërkurë ishte duke udhëtuar me makinë në aksin Peqin–Elbasan, kur papritur u përfshi në përplasje fatale me një mjet tjetër. Kjo çoi në plagosjen e rëndë të tij, si dhe të 26 vjeçares M. F., që ndodhej në makinën tjetër.
Ndërsa Mario u transportua drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja M. F., pësoi dhe ajo dëmtime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /noa.al
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.