Elbasan/ Virozat e dimrit prekin fëmijët. Mjeku përcjell apelin e rëndësishëm

Problemet me sistemin gastrointestinal dhe me rrugët e frymëmarrjes janë dy nga simptomat që po hasin më shumë fëmijët si pasojë e prekjes nga virozat e dimrit.

Sipas mjekëve pediatër ka raste kur fëmijët infektohen me të dy llojet e viruseve që janë në qarkullim dhe këto simptoma shpesh shoqërohen edhe me temperaturë të lartë duke shkaktuar në disa raste edhe komplikacione serioze tek pacientët e vegjël.

Mjeku Edmond Laho tërheq vëmendjen për mos përdorimin pa kriter dhe pa konsultë me specialistin më parë, të dhënies së antibiotikëve apo shurup-eve të ndryshme fëmijëve sa herë shfaqin simptoma të gripit.

Veçanërisht pas festave fluksi i paraqitjeve në Pediatri është rritur ndjeshëm.