Një tregtare është proceduar penalisht pasi është kapur në flagrancë duke i shitur fishekzjarre dhe kapsolla fëmijëve të moshës 12-13 vjeç, në mënyrë të paligjshme.
Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët referuan materialet në Prokurori.
“Nisi procedimi penal për shtetasen D. Xh., 58 vjeçe, pasi dyshohet se u ka shitur lëndë piroteknike (kapsolla) dy të miturve, 12 dhe 13 vjeç”, bënë me dije policia vendore.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.