Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me GIZ, po i afrohet përfundimit të projektit “Transporti i Qëndrueshëm Urban (SUTi)”, një nismë e rëndësishme e dedikuar përmirësimit të lëvizshmërisë urbane, me fokus te këmbësorët dhe nxitja e përdorimit të biçikletave.
Projekti synon zgjerimin e hapësirave të dedikuara për biçikleta dhe këmbësorë, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët, si dhe duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

“Zgjerimi i hapësirave për biçikleta dhe këmbësorë mbetet një nga prioritetet tona kryesore. Ky projekt do të shoqërohet me investime konkrete publike, për ta bërë Elbasanin një qytet më të sigurt, më të shëndetshëm dhe më miqësor me mjedisin,” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.
Bashkia Elbasan vijon të punojë për zbatimin e politikave të qëndrueshme urbane, në funksion të një zhvillimi të balancuar dhe afatgjatë të qytetit.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.