UK Elbasan ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët elbasanas

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan bën me dije se ditën e nesërme, datë 3 Dhjetor 2025, gjatë orëve të drekës, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin.

Ndërprerja e përkohshme vjen për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet, në 5 kryqëzime kryesore, ku po realizohet kalimi nga tubacionet e vjetra në tubacionet e reja, si pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit.

🔧 Punimet janë të domosdoshme për të garantuar rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë, duke synuar një shërbim më të qëndrueshëm dhe më cilësor për banorët e Elbasan.

💧 Shoqëria njofton gjithashtu se furnizimi me ujë do të rikthehet normalisht gjatë orarit të mbrëmjes.

🙏 Ujësjellës Kanalizime Elbasan u kërkon qytetarëve ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e shkaktuar, si dhe i fton të marrin masat e nevojshme gjatë periudhës së ndërprerjes.