Një qytetare i është drejtuar redaksisë JOQ me një shqetësim serioz që po prek jo vetëm familjen e saj, por gjithë banorët e lagjes Shën Koll në Elbasan.
Sipas dëshmisë së saj dhe pamjeve filmike që ajo na ka vënë në dispozicion, dy të rinj, shumë të mundshëm adoleshentë, janë shndërruar në makthin e lagjes, duke shpuar me thikë gomat e makinave të parkuara, pa asnjë arsye dhe në mënyrë të përsëritur.
Qytetarja thotë se të rinjtë shpesh shfaqen nën efektin e alkoolit dhe se kjo nuk është hera e parë që kryejnë dëmtime të tilla. Ajo thekson se pavarësisht një sërë denoncimeve të bëra në Komisariatin e Elbasanit, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete prej autoriteteve.
Banorët kërkojnë reagim urgjent dhe efektiv nga policia e Elbasanit, e cila nuk po arrin të garantojë rendin dhe madje as të identifikojë dy adoleshentët që po terrorizojnë lagjen.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.