Elbasan/ Makina e policisë fluturon motorin në ajër, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, ku në vitin 2020 Kadri Myrteza, duke udhëtuar me motor u përplas me një makinë policie dhe ndërroi jetë. Bashkëshortja e tij, Yllka Myrteza pretendon se ngjarja është mbuluar, pasi fajtor është shpallur viktima.

Skica e parë është bërë nga një punonjës policie, Arben Kotollaku, ndërkohë që duhet të bëhej nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Sipas ekspertizës së kryer nga Mikel Caku dhe Sefer Venari, të dy drejtuesit janë fajtorë: Myrteza kishte shpejtësi mbi 67 km/h dhe makina e policisë, nën drejtimin e Blerim Bobratit, sot zv.drejtor i policisë Elbasan, lëvizte mbi 40 km/h dhe drejtuesi ishte në gjendje të dehur.

Prokuroria ka pushuar çështjen, pasi nuk janë konstatuar elemente të veprës penale. Ekspertiza është kontestuar nga Gëzim Hoxha, i cili thekson, se ekspertët nuk kanë njohuritë e duhura sipas Nenit 179 të Kodit Rrugor.

“Motoçikleta kalon në rrugën e saj, pra ka të drejtën e kalimit, sepse është në korsinë e saj. Automobili qëb i oreu rrugën ka shkelur nenin 152, i cili përcakton se drejtuesi i mjetit që ndryshon korsinë, sensin e lëvizjes, apo do që të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën duhet të respektojë lëvizjen e tyre. Shkak në të këtë aksident nuk janë veprimet e motoçiklistit, por të autoveturës. Ky drejtues mjeti është shkaktar për këtë aksident. Ekspertiza që është kryer këtu mendoj që nuk është e saktë. Shpejtësia e motoçikletës nuk ndikon, sepse Kodi Rrugor e thotë shprehimisht , duke respektuar distancën dhe lëvizjen e mjeteve të tjera. Personat që janë caktuar, policia apo prokuroi që e ka caktuar janë në kundërshtim me ligjin”, tha eksperti.

Koço Simaku ka bërë kurs për auditues i trafikut dhe mjeteve lëvizëse dhe Evald Jaho është inxhinier mekanik për makineri. Kjo do të thotë që personat në fjalë nuk kanë njohuritë dhe kualifikimet e duhura për ekspertimin./tvklan.al