Bjanka Çopja është zgjedhur të drejtojë grupin e këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Vendimi qe mban firmen e Sekretarit te Pergjithshem Flamur Noka, iu komunikua ditën e djeshme, ndërsa ndryshimi pritet të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit.
Çopja ka qenë një nga zërat më aktivë të opozitës brenda këshillit, e njohur për qëndrimet e saj të forta mbi çështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe problematikat e menaxhimit të mbetjeve. Gjatë viteve të fundit, ajo është dalluar për ngritjen e temave të mprehta dhe insistimin për më shumë transparencë në vendimmarrjen lokale.
Bjanka Çopja zëvëndëson Blendi Himçin pas zgjedhjes së tij deputet. Për herë të parë grupi do të drejtohet nga një grua.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.