Llatja takim me ambasadorin e Bullgarisë: Mundësi e mirë bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, priti sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov, si dhe Drejtorin Ekzekutiv te Asociacionit Rajonal të Bashkive “Trakia”, Ivan Varlyakov.

Gjatë këtij takimi u zhvillua një bisedë e frytshme mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave me bashkinë e Slivenit, një qytet industrial me të cilin mund të ndërtohen bashkëpunime konkrete në fushën ekonomike.

Kryetari Llatja theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe potencialin që ky bashkëpunim mund të sjellë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Elbasanit.