Nga Elbasani, shisnin kokainë në Himarë. Në pranga dy trafikantë

Vihen në pranga dy persona, që shisnin kokainë në zonën e Himarës. Të arrestuarit janë dy 46-vjeçarë, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin ata, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale./abcnews.al