Java Ballkanike e Sportit/ Zhvillohet ndeshje miqësore basketbolli ndërmjet universiteteve

Në vijim të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe University of National and World Economy (UNWE) të Sofies, Bullgari, si edhe Javës Ballkanike të Sportit në kuadër të projektit SHAPE, u zhvillua një ndeshje miqësore basketbolli në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, Elbasan.

Falë bashkëpunimit me S.K. Elbasani, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe entuziaste, duke afruar studentët e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporte në Fakultetin e Shkencave të Edukimit me studentët e UNWE-së përmes sportit.

Ky takim përforcon marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe nënvizon rëndësinë e aktiviteteve që nxisin shkëmbimin kulturor dhe jetën studentore.