Në prag të zgjedhjeve lokale të 9 Nëntorit, në qytetin e Cërrikut u zhvillua një takim i ngrohtë dhe plot energji me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas Socialiste, ku morën pjesë deputetja Aulona Bylykbashi, si dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste Andis Salla dhe Agron Gaxho.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëbisedimi dhe besimi, ku u theksua roli i jashtëzakonshëm që gratë dhe vajzat socialiste kanë luajtur në forcimin e komunitetit dhe në përparimin e qytetit të Cërrikut.
Deputetja Aulona Bylykbashi në fjalën e saj vlerësoi angazhimin e tyre të përditshëm dhe theksoi se Partia Socialiste mbetet e përkushtuar për të vijuar punët e mira që kanë nisur në këtë qytet:
“Gratë dhe vajzat e Cërrikut janë shembulli më i bukur i energjisë, besimit dhe vizionit për të bërë zgjedhjen e duhur. Me mbështetjen tuaj, puna e mirë do të vazhdojë, dhe zhvillimi i Cërrikut do të marrë një hov edhe më të madh me Florenc Dokën në krye,” – u shpreh Bylykbashi.

Nga ana e tyre, Andis Salla dhe Agron Gaxho nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe theksuan se ekipi i Partisë Socialiste në Cërrik po hyn në këtë garë me bindjen se qyteti meriton të vijojë në rrugën e investimeve, zhvillimit dhe punëve të mbarë.
Në përmbyllje të takimit, të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre të plotë për kandidatin Florenc Doka, nën sloganin “Bashkë për punët e mira!” dhe me besimin se më 9 Nëntor, qytetarët e Cërrikut do të zgjedhin Numrin 3, për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe stabilitetit.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.