Shkaktoi aksidentin me vdekje në aksin Cërrik–Shalës, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Është arrestuar këtë të enjte nga policia e Elbasanit një 30-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i cili të mërkurën përplasi me kamion për vdekje shtetasin Xh. B., në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”.

Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasi E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.