Tentoi t’i jepte fund jetës duke konsumuar medikamente, dërgohet me urgjencë në spitalin e Elbasanit e mitura

Një vajzë 17-vjeçare është dërguar dje në spitalin rajonal të Elbasanit pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në gjendje të rënduar psikologjike.

Burime nga policia bëjnë me dije se e mitura po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur me prova ligjore rrethanat e ngjarjes, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.