Në Konferencën Rajonale mbi Nxitjen e së Ardhmes së Gjelbër Industriale të Ballkanit Perëndimor, u diskutua mbi mekanizmat e rinj që mund të përshpejtojnë tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese në rajon.
Përfaqësues nga qeveritë, institucionet ndërkombëtare, bizneset dhe ekspertët e fushës u fokusuan në zhvillimin e zonave të përshpejtuara për investime dhe qendrave me një ndalesë (“one-stop shops”), të cilat synojnë të thjeshtojnë procedurat, të nxisin inovacionin dhe të rrisin besimin e investitorëve.
Në panelin ku mori pjesë edhe kryetari i bashkisëElbasan, z. GledianLlatja, u theksua roli i bashkive dhe qeverive vendore në krijimin e kushteve për investime të qëndrueshme dhe në rijetëzimin e zonave industriale të braktisura (brownfields), duke i kthyer ato në hapësira moderne prodhimi dhe teknologjie.
“Rajoni ka një mundësi unike për të pozicionuar Ballkanin Perëndimor si një nyje të re industriale të gjelbër në Evropë. Thjeshtimi i procedurave, krijimi i zonave të përshpejtuara dhe funksionimi efektiv i pikave të vetme të shërbimit për investitorët janë hapa thelbësorë për të kaluar nga planet te rezultatet konkrete,” u shpreh panelistja shqiptare.
Ai shtoi se bashkitë dhe institucionet vendore duhet të fuqizohen për të marrë pjesë aktive në këtë proces:
“Është koha që politikat e gjelbra të pasqyrohen me projekte reale në terren — nga energjia e rinovueshme te eficienca energjetike dhe ringritja e hapësirave industriale. Qasja e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja institucionale do të jenë çelësi i suksesit”-tha Llatja.
Konferenca u mbyll me angazhimin për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, me synim të qartë: një Ballkan Perëndimor më të gjelbër, më konkurrues dhe më të hapur ndaj investimeve strategjike.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.