Qeveria ka përcjellë në Parlament Projektbuxhetin 2026, i cili parashikon një nga vendimet sociale më të rëndësishme të këtij mandati: rritjen e përvitshme të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm.
Ky vendim siguron rritje mujore të qëndrueshme për të gjitha kategoritë e pensionistëve, duke filluar nga janari 2026.
Rritjet mujore të planifikuara:
* Pensioni urban me vite të plota pune: +1,800 lekë/muaj
* Pensioni urban i pjesshëm: +800 lekë/muaj
* Pensioni rural: +1,000 lekë/muaj
* Pensioni familjar: +700 lekë/muaj
* Pensioni i invaliditetit: +600 lekë/muaj
Deri në fund të mandatit, niveli i pensioneve pritet të arrijë:
👉 Pension urban: 40,000 lekë
👉 Pension rural: 18,000 lekë
👉 Pension familjar: 18,000 lekë
👉 Pension invaliditeti: 30,000 lekë
Deputetja e qarkut Elbasan, Znj. Bylykbashi, e vlerësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së pensionistëve:
“Ky është një vendim historik dhe i shumëpritur. Brezi ynë i artë, që ka punuar e sakrifikuar për ta ndërtuar këtë vend, meriton sot më shumë dinjitet, siguri dhe mbështetje. Rritja e qëndrueshme e pensioneve nuk është vetëm detyrim ekonomik, por është një detyrim moral ndaj njerëzve që kanë dhënë gjithçka për vendin.”
Ajo shtoi se ky hap plotëson vizionin e qeverisë për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të siguruar një mbështetje të vazhdueshme për grupet më të ndjeshme të shoqërisë.
Ky vendim për pensionet konsiderohet hap i rëndësishëmnë rrugën e konsolidimit social dhe ekonomik të vendit.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=122150050658802050&set=a.122101591706802050
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.