Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, ka ekzekutuar masa sigurie ndaj tre punonjësve të policisë, të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.
Hetimet disa mujore kanë zbuluar se efektivët, në bashkëpunim me një shtetas të arrestuar më herët, kanë vënë në dispozicion ambientet e tyre për organizimin e lojërave të palejuara.
Njëri prej policëve dyshohet gjithashtu se ka ndërhyrë pa autorizim në sistemin elektronik “E-GJOBA” për të kërkuar të dhëna automjetesh në shërbim të personave të tretë
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.