Në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Republikane të Shqipërisë, Ergys Muzhaqi pati kënaqësinë të zhvillojë një takim bilateral me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij Faisal Gazi Alhifzi.
Gjatë këtij takimi, z. Muzhaqi u njoh me kontributin dhe arritjet e Shtetit Saudite në mbështetje të vendit tonë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh. Njëkohësisht, ambasadorit iu përcollën përshëndetjet e kryetarit të Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu, dhe u prezantua historiku dhe roli i Partisë Republikane në forcimin e demokracisë dhe vlerave konservatore në Shqipëri. Takimi zhvillohej në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke vendosur themelet për hapa të mëtejshëm të bashkëveprimit.

Z. Muzhaqi, një nga figurat më premtuese dhe energjike të politikës shqiptare, është shquar për integritetin e tij, vizionin modern dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave të lirisë, pronës private dhe demokracisë. Ai ka marrë përsipër me sukses drejtimin e fushatës së Partisë Republikane në Elbasan, ku u përfaqësua si simbol i rinovimit dhe i përgjegjësisë në politikë.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve strategjike dhe promovimit të vlerave tona kombëtare,” u shpreh z. Muzhaqi pas bisedës, duke treguar jo vetëm diplomaci por edhe përkushtim të vërtetë për zhvillimin e vendit.
Ky bashkëbisedim ndërkombëtar nënvizon rolin e madh që figura si Ergys Muzhaqi po luan jo vetëm brenda partisë, por dhe në skenën politike të vendit, duke përfaqësuar një lidhje me brezin e ri të liderëve që po bëhen pjesë e ndryshimit.