Elbasan/ Nis procesi i “Buxhetimit me Pjesëmarrje” për vitin 2026. Ja takimet ku do zhvillohen

Bashkia Elbasan ka nisur sot turin e takimeve me qytetarët në kuadër të procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, një nismë që synon përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit në planifikimin e buxhetit vendor për vitin 2026.

📅Gjatë ditës së sotme, më 15 tetor, takimet zhvillohen sipas këtij kalendari:

🕙 Ora 10:00 – Gjinar & Zavalinë 📍Sheshi Qendër

🕐 Ora 13:00 – Gjergjan 📍Pranë Njësisë Administrative

🕔 Ora 17:00 – Rajoni 1 📍Shkolla “Luigj Gurakuqi”

🕡 Ora 18:30 – Rajoni 2 📍Shkolla “Onufri”

Në këto takime, qytetarët ftohen të japin propozimet dhe idetë e tyre për projektet që duhet të përfshihen në buxhetin e ardhshëm.

Ky proces rrit transparencën, nxit bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit, si dhe garanton që fondet publike të investohen aty ku ka më shumë nevojë.

👉 Bashkia Elbasan thekson se buxheti me pjesëmarrje është një instrument modern i qeverisjes vendore, që e kthen qytetarin në bashkëvendimmarrës për zhvillimin e zonës ku jeton.