Policia e Elbasanit ka reaguar me një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin “blic” të zhvilluar një ditë më parë në Elbasan, në sajë të të cilit u vunë në pranga 14 persona, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Policia sqaron se kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetasit që janë arrestuar. Po ashtu gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Vihen në pranga 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.
Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë siguruar informacion për një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”.
Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.
Top Channel