Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku një punonjës pastrimi ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon udhëtarësh është përplasur me automjetin e mbeturinave, i cili ishte i ndalur anës rrugës për punën e zakonshme të pastrimit. Nga goditja e fortë, punonjësi që ndodhej pranë mjetit të punës u plagos rëndë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.