💧 Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan sh.a njofton qytetarët se ditën e nesërme, 11 tetor 2025, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për një periudhë 12-orëshe, nga ora 12:00 deri në 24:00.
Ndërprerja vjen për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet, pjesë e investimit për instalimin e linjave të reja të ujësjellësit në qytet.
🗺️ Zonat që do të preken nga ky ndërprerje janë:
Lagjja Emin Matraxhiu
Pjesërisht lagjja Shënkoll
Pjesërisht lagjja Beqir Dardha
Pjesërisht lagjja Çlirimi
Pjesërisht lagjja Skëndërbej
Pjesërisht lagjja Sul Papri
Pjesërisht lagjja Qemal Stafa
Pjesërisht lagjja Brigada 17 Sulmuese
Pjesërisht lagjja Syrja Dylgjeri
🙏 Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për bashkëpunimin.