Megaoperacioni për goditjen e rrjetit të trafikut të drogës, nis në gjykatën e Elbasanit seanca për 31 të arrestuarit

Në Gjykatën e Elbasanit po zhvillohet po zhvillohet sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 31 të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.

Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.

Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan,në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë,pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale. Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Top Channel