Fitorja 1-0 me Letoninë dhe fitorja 0-5 e Anglisë në Beograd, kanë bërë që Shqipëria të parakalojë Serbinë në renditje dhe të ngjitet në vendin e dytë.
Kuqezinjtë tashmë ndodhen me 8 pikë në tabelën e Grupit K, një më shumë se serbët, por gjithashtu me një ndeshje më shumë.
Sfida tjetër gjithashtu do të jetë jetike për skuadrën e Sylvinhos, e cila do të udhëtojë në Beograd më 11 tetor, aty ku do të ndeshet me Serbinë.
Renditja:
