Wednesday , August 27 2025

Konflikt pronësie në Elbasan/ 64-vjeçari goditet me sende të forta, dy persona në hetim

Një konflikt për çështje pronësie në Elbasan ka përfunduar me dhunë, ku një 64-vjeçar u godit me sende të forta, ndërsa dy persona po hetohen nga policia.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-N. L., 25 vjeç dhe E. N., 47 vjeçe, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 64-vjecar, për motive pronësie.