Elbasani ka konfirmuar largimin e Kristian Dros. Klubi verdheblu ka publikuar në rrjetet sociale mesfushorin duke e falenderuar.
Dros pritet të zyrtarizohet te Vllaznia pikërisht sot. Klubi kuqeblu ka akord me lojtarin në fjalë.
Kjo ishte një lëvizje e papritur brenda Superiores. Kujtojmë se Dros është pjesë e përfaqësueses së Moldavisë dhe ishte Elbasani që e solli në Shqipëri.
