Tre javë para nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Elbasan ka nisur një aksion të gjerë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit.
Ky aksion synon që fëmijët të rikthehen në ambiente të rregulluara, të sigurta dhe higjienike, duke krijuar kushtet e duhura për një nisje sa më të mbarë të vitit shkollor. Përveç pastrimit, po punohet edhe për lyerjen dhe riparimin e klasave, si edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Punonjësit e Agjenisisë së Shërbimeve Publike ( ASHP) janë shpërndarë në çdo institucion arsimor të qytetit për të siguruar që e gjithë infrastruktura të jetë gati për të mirëpritur fëmijët.
Fillimi i vitit të ri shkollor do t’i gjejë nxënësit mësuesesit dhe edukatorët në një mjedis të sigurt, të pastër dhe të përgatitur për një rrugëtim të suksesshëm shkollor.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.