Sunday , August 17 2025

Kujdes! Alarm për rrezik të lartë zjarresh në ditët në vijim në Bashkinë Elbasan

🚨 Në ditët në vijim, niveli i rrezikut për zjarre do të jetë shumë i lartë, duke arritur në nivelin 5. Struktura përgjegjëse janë në gatishmëri maksimale për të mbrojtur banesat, pyjet dhe jetën e qytetarëve.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe:

⚠️ Shmangni ndezjen e zjarreve në natyrë.

♻️ Mos digjni mbetje rurale apo materiale të rrezikshme.

📞 Raportoni menjëherë çdo vatër të dyshuar zjarri.

Për emergjenca, kontaktoni:

☎️ 112 | Urgjenca Mjekësore: 127 | Zjarrfikësja: 128 | Policia: 129

Bashkia Elbasan apelon për përgjegjshmëri dhe bashkëpunim për parandalimin e zjarreve.