Nëse shihen shifrat dhe statistikat e viteve të fundit, Flamurtari nuk është i vetmi peng i verdhebluve. Vllaznia, Dinamo dhe Kukësi janë gjithashtu ekipe ndaj të cilave Elbasani nuk ka arritur të marrë një fitore, as në kampionat dhe as në Kupën e Shqipërisë.
Janë katër skuadra të ndryshme në stil dhe traditë, por që kanë diçka të përbashkët: kanë ditur ta ndalin ose ta mposhtin gjithmonë Elbasanin në përballjet e drejtpërdrejta.
Me të gjithë rivalët e tjerë që ka hasur në periudhën e fundit, Elbasani ka shënuar të paktën një fitore, çka tregon se problemi nuk është i përgjithshëm, por i lidhur ngushtë me këto katër emra specifikë. Ky sezon, përtej objektivave kryesore të klubit, mund të kthehet edhe në një mision personal: thyerja e “mallkimit” ndaj kundërshtarëve tabu.
PANORAMASPORT.AL