Bashkia Elbasan sqaron opinionin publik në lidhje me një vatër zjarri e cila përfshiu një pjesë të varrezave të qytetit nga ana lindore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit punonjësit e varrezave dhe zjarrëfikësja kanë ndërhyrë për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij.
Ndërkohë specialistët verifikuan se zjarri nuk ishte si pasojë e një qiriu të lënë ndezur, por kishim të bënim me një zjarrvënie të qëllimshme, për të cilën u bënë denoncimet përkatëse në polici.
Në një reagim të saj, Policia e Elbasan bën me dije ka nisur procedimin penal ndaj një 33 vjeçari i cili teksa ka tentuar të djegë disa shkurre, pranë varrit të nënës së tij, nuk ka mundur të kontrollojë flakët që më pas janë përhapur.
Edhe pse reagimi i strukturave përgjegjëse ka qenë i menjëhershëm, sërisht ngjarja mbetet e rëndë dhe e dënueshme.
Ditët e fundit jemi përpjekur të bëjmë thirrje të vazhdueshme për kujdes ndaj zjarreve. Një pakujdesi e vogël ka pasoja të mëdha.