Friday , July 4 2025

vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve

Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan. Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Në terren po operohet me forca dhe mjete të shtuara, të angazhuara nga:

Bashkia Elbasan

Bashkitë fqinje

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me:

Ekskavatorë

Traktorë me zinxhirë

Mjete të rënda vetshkarkuese dhe zjarrfikëse të cilat po punojnë për kapsulimin e vatrës.

Nga ana tjetër, pompat thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive.

Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore.

Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.