Thursday , July 3 2025

E RËNDË në Elbasan! Kamioni aksidenton keq të moshuarin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Cërrikut” në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Ngjarja u raportua të ketë ndodhur rreth orës 10:15. Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe një autoambulancë, e cila transportoi të lënduarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore urgjente.

Aktualisht gjendja shëndetësore e të moshuarit është e paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.