Prej tre ditësh tanimë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Elbasan. Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu, makineritë e tonazhit të rëndë po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës kryesore të zjarrit.
“Mësohet se janë hedhur 10 mijë m3 inerte”, raportoi Salliu.
Sipas tij, në brendësi të mbetjeve, vatra është ende aktive dhe vazhdon të emetojë tym, që përbën shqetësim për banorët e zonave përreth.
“Tymi përmban edhe elementë toksikë, nëse era e favorizon, ky tym mund të përhapet. Situata më kritike paraqitet në Bradashesh”, tha Salliu.
Lidhur me këtë fenomen të përsëritur, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
/tvklan.al