Thursday , July 3 2025

Fitoi titullin kampion te Partizani, mesfushori e mbyll përfundimisht me Elbasanin

Ardit Hila e ka mbyllur përfundimisht me Elbasanin. “Panorama Sport” mëson se mesfushori ka ndarë rrugët me verdheblutë, pasi u kthye nga huazimi në Kosovë.

Hila luajti në 28 ndeshje me Elbasanin duke shënuar katër gola dhe asistuar dy të tjerë. 32-vjeçari numëron eksperienca të mëparshme me skuadra si Tirana, Kukësi, Partizani dhe Teuta. Ndërkohë në Kosovë ka luajtur me Prishtinën dhe Gjilanin.

Hila ka fituar po ashtu një herë titullin kampion me Partizanin, dhe Superkupën kur luante te Tirana.

PANORAMASPORT.AL