Orgest Gava e ka mbyllur me futbollin e luajtur në moshën 35-vjeçare. Elbasani ka konfirmuar vendimin e mesfushorit për të ardhmen.
Megjithatë, Gava nuk do të largohet nga verdheblutë. Në edicionin e ardhshëm do të shikohet në rolin e ndihmës trajnerit.

Gava luajti për disa ekipe në Shqipëri si Shkumbini, Bylisi, Lushnja dhe Tomori. Në Kosovë mbajti veshur fanellën e Trepçës dhe Dukagjinit, ndërsa po ashtu luajti me Kombëtaren U-21.
“Gava ‘var’ fanellën e fushës së blertë dhe vesh atë të stafit teknik. Djali i qytetit tani kontribuon për ekipin verdheblu nga pankina në rolin e ndihmës trajnerit”, shkruan Elbasani.
PANORAMASPORT.AL