Monday , June 30 2025

I dënuar për krime kundër personit, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Qeparo, Himarë, pasi rezulton i dënuar me 21 vite burg për krime ndaj personit.

Uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar 41-vjeçarin me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al