Friday , June 27 2025

Humb jetën nga mbidoza e heroinës 33-vjeçari në Elbasan

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, është gjetur pa shenja jete një 33-vjeçar.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, pasi viktima ishte përdorues i heroinës.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës.”- njofton policia.