Bashkia Elbasan vijon pandërprerë punën për të mbajtur pastër ambientet publike dhe rrugët kryesore të qytetit. Prej orëve të para të mëngjesit, punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Publike (ASHP) janë të angazhuar me fshirjen, larjen dhe pastrimin e pluhurit dhe mbetjeve nga rrugët dhe trotuaret më të frekuentuara të qytetit.
Ky proces synon të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët, duke ofruar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Bashkia Elbasan thekson se angazhimi për një qytet të pastër do të vijojë çdo ditë, me mbështetjen e plotë të strukturave të pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Pastrimi i vazhdueshëm është pjesë e një plani të gjerë për rritjen e standardeve të higjienës dhe estetikës urbane, duke e bërë Elbasanin një qytet më mikpritës dhe të jetueshëm për të gjithë.