Friday , June 20 2025

Zyrtare/ Elbasani prezanton afrimin e parë në merkato

Elbasani ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport” teksa ka prezantuar afrimin e parë zyrtar në skuadër.

Gardiani çek Martin Janaçek, i gjatë 194 cm ka kaluar me sukses fazën e vlerësimit nga stafi teknik dhe duket se do të zërë një vend të rëndësishëm në projektin e ri të klubit.

Ndërkohë, drejtuesit e verdhebluve nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, pasi objektivi është të përforcohet skuadra në të gjitha repartet, me afrime cilësore që do t’i japin trajnerit më shumë alternativa në ndërtimin e një grupi konkurrues për sezonin e ardhshëm

REAGIMI

𝙒𝙀𝙇𝘾𝙊𝙈𝙀 𝙈𝘼𝙍𝙏𝙄𝙉 𝙅𝘼𝙉𝘼𝘾𝙀𝙆

Janáček vesh ngjyrat verdheblu në eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar! Shtatëlarti 24 vjeçar vjen nga eksperienca e tij e fundit me SK Dynamo Budejovice në elitën e futbollit çek. Rritur profesionalisht në akademinë e Spartës së Pragës dhe Sparta Prague B, Martin në vitet e fundit aktivizohet në nivelet më të larta të futbollit në vendin e tij.

Portieri e nis zyrtarisht aventurën e tij me Elbasanin në datën 1 korrik. 🟡🔵

#MartinJanacek

#FORCAELBASAN

PANORAMASPORT.AL