Gjinari, një nga zonat më të bukura malore të Elbasanit, mirëpret të gjithë miqtë dhe vizitorët më 21 Qershor në një festë të veçantë: “Miqtë e Malit”. Një ditë dedikuar natyrës, miqësisë dhe familjes, në një atmosferë të ngrohtë e relaksuese mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër.
Përgjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete për të rritur dhe fëmijë, shëtitje në natyrë, piknik dhe lojëra tradicionale. Festa do të shoqërohet me muzikë dhe ritme energjike nga DJ të ftuar, që do t’i japin ngjyrë dhe gjallëri këtij eventi të bukur.
“Në datë 21 Qershor, Gjinarin e presin dy aktivitete unike që bashkojnë natyrën, traditën dhe muzikën moderne! 🌄🎶
🌞Ora 10:00 – “Miqtë e Malit”:
Festë familjare në natyrë me kënd lojërash, panair artizanësh, produkte bio, gara sportive dhe kamping 🏕️
🌌 Ora 16:00 – GJ-IN Fest:
Skena i takon muzikës elektronike me DJ më të mirë shqiptarë që do elektrizojnë natën nën qiellin e hapur në zemër të Gjinarit 🔥🎧🌙
🎉 Mos e humbni këtë ditë të veçantë!”- shkruan në rrjetin e tij social kryetari Llatja.
Një mundësi perfekte për të kaluar një ditë ndryshe larg zhurmës së qytetit dhe për të shijuar mikpritjen karakteristike të Gjinarit. Ejani së bashku me familjen dhe miqtë tuaj, në një festë që lidh njerëzit me natyrën dhe me njëri-tjetrin!