Punimet në Korridorin VIII, një projekt strategjik që lidh Shqipërinë me rajonin dhe më gjerë, po ecin me ritme të shpejta. Segmenti Elbasan – Lekaj, me një gjatësi prej 17.93 kilometrash, përbën një pjesë kyçe të këtij korridori që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe të rrisë lidhjet tregtare.
Krahas ndërtimit të rrugës, projekti përfshin edhe mbrojtjen lumore përgjatë aksit, një element thelbësor për garantimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në stinët me reshje të shumta. Investimi në mbrojtjet lumore do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, duke e bërë qarkullimin më të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Korridori VIII konsiderohet një nga arteriet më të rëndësishme të transportit në vend dhe në rajon, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit ekonomik, turizmit dhe lidhjes së Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare.
“Punimet në Korridorin VIII 🚧, një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës në vend, puna nuk ndalet për asnjë moment në të 6 lotet e aksit Elbasan-Lekaj 🛣️ me një gjatësi prej 17.93 km. Mbrojtja lumore 🌊 përgjatë gjithë këtij aksi, vlerë e shtuar për sigurinë e rrugës 🚗 dhe mbrojtjen e mjedisit”- shkruan kryetari i bashkisë. Gledian Llatja.

