Godoleshi, si çdo vit, do të gjallërohet nga ngjyrat, aromat dhe tingujt e festës dhe traditës! Më 5 Qershor, duke nisur nga ora 19:00, qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e Festës së Qershisë, një aktivitet festiv që sjell në vëmendje pasurinë kulturore dhe vlerat bujqësore dhe të zonës.
Në këtë event të veçantë nuk do të mungojë:
-Muzika live, që do të krijojë atmosferë të gjallë e festive.
-Qershi të freskëta dhe produkte të zonës, të sjella nga fermerë dhe prodhues vendas.
-Shije tradicionale, gatime tipike që pasqyrojnë kulinarinë lokale.
-Aktivitete argëtuese për fëmijë dhe të rritur, që do ta bëjnë këtë mbrëmje të paharrueshme për çdo moshë.
Festa e Qershisë është një mundësi për të promovuar vlerat bujqësore, artizanatin dhe mikpritjen karakteristike të Elbasanit, duke i dhënë qytetit një tjetër dimension të jetës komunitare.
Ejani të festojmë së bashku!
