Wednesday , July 2 2025

Gjendja shëndetësore e Artan Lames – Burime pranë familjes: Zemra e tij rreh ende.

Pas lajmeve që qarkulluan mbi ndarjen nga jeta të Artan Lames, burime të afërta me familjen kanë sqaruar se ai është ende gjallë, megjithëse në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore.

Sipas raportimeve të A2 CNN, pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar në zemër, ai ka pësuar vdekje cerebrale, por ende mban puls dhe zemra e tij funksionon përmes aparaturave mjekësore.

Artan Lame ndodhet në Mynih prej disa kohësh, ku ishte nisur për një ndërhyrje në zemër. Ai kishte pasur shqetësime kardiake edhe më herët, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar mbi gjendjen e tij.

Në karrierën e tij publike, Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, përfshirë atë të zëvendësministrit dhe më pas të drejtorit të Agjencisë së Kadastrës. Ai është një figurë e njohur në administratën shqiptare dhe në jetën publike të vendit.