Wednesday , May 14 2025

Tërmeti “shkundi” Kretën! Autoritetet greke PARALAJMËROJNË cunami afër zonave bregdetare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi herët mëngjesin e së mërkurës ishullin e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 64.4 kilometrash, rreth 19 kilometra në jug të ishullit Kasos.

Autoritetet greke lëshuan një paralajmërim paraprak për cunami përmes sistemit të alarmit emergjent 112, duke u bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat bregdetare.

Lëkundjet u ndjenë edhe përtej kufijve të Greqisë, përfshirë Turqinë jugperëndimore, Izraelin dhe pjesë të Egjiptit.

Greqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe përjeton shpesh tërmete.