Wednesday , May 14 2025

“Mëkatet” e Elbasanit, tri takimet ku gabuan verdheblutë

Si të gjitha skuadrat e tjera të kampionatit, edhe Elbasani bëri disa gabime rrugës, duke lënë pikë të rëndësishme. Gjithsesi, duke parë dinamikën dhe atë se çfarë prodhoi kampionati më fund, mund të thuhet se janë tri ndeshjet e “mëkatit” për verdheblutë.

Thuhet kështu, sepse kanë gabuar atëherë kur nuk pritej dhe për më tepër që përballë kanë pasur Skënderbeun dhe Laçin, dy ekipet që në fund ranë nga kategoria. Njëkohësisht, ndeshjet kanë qenë në “Elbasan Arena”, aty ku dihej që elbasanasit kishin një armë më shumë, tifozët. Më konkretisht, verdheblutë u ndalën dy herë nga Skënderbeu në shtëpinë e tyre, respektivisht në barazimet 1-1 dhe 0-0, rezultate që u konsideruan surprizë.

Bëhet fjalë për katër pikë të lëna në këto dy takime. Një tjetër ndeshje që la shije të hidhur dhe ishte e papritur, lidhet me humbjen ndaj Laçit po në shtëpi në rezultatin 1-2. Edhe këtu tri pikë të lëna, që konsideroheshin praktikisht si një formalitet. Janë pikërisht këto tri ndeshje ato që ende “djegin” në Elbasan, duke qenë se përballë kishin sy skuadra që në fund ranë edhe nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL