Tuesday , July 1 2025

Elbasan, përfundon numërimi/ Fitore e thellë e socialistëve marrin 10 mandate, PD merr 4

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu, në rang qarku në Elbasan, Partia Socialiste ka siguruar 79 799 vota, teksa koalicioni i Partisë Demokratike ka 38 905.

Ndërkohë sa i përket rezultateve të bashkive të këtij qarku janë si mëposhtë:

Belsh

PS – 4662

PD-AMSH – 2722

Cërrik

PS – 7021

PD-AMSH – 3463

Librazhd

PS – 9253

PD-AMSH – 3374

Prrenjas

PS -6701

PD-AMSH – 2495

Gramsh

PS – 7737

PD-AMSH – 2357

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit si dhe të dhënave të numërimit çdo orë, si dhe krahasime me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al